FSK në misione paqeruajtëse, kontingjenti i parë niset drejt SHBA-së në mars

schedule07:41 - 6 Janar, 2021

schedule 07:41 - 6 Janar, 2021

Komandanti i FSK-së, Gjenerali Rrahman Rama kë bërë me dije se një pjesë e trupave trupave ushtarake të Kosovës në mision përkrah ushtrisë amerikane.

Vendimi është marrë pas miratimit nga ana e Kuvendit. Në një intervistë për mediat komandanti është shprehur se ky vendim ka rëndësi të veçantë jo vetëm për FSK-në, por për të gjithë Kosovën, duke e cilësuar si moment historik.

Rama tregoi se trupat ushtarake të Kosovës kanë kryer parapërgatitjet për këto misione, derisa kontingjenti i parë nga shteti ynë për në SHBA pritet të udhëtoj në mars të këtij viti.

Ndryshe, dje në Kuvendin e Kosovës vendimi për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione paqeruajtëse u votua nga 92 deputetë./abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!