FSHF shtyn të dielën ndeshjen Luftëtari-Vllaznia

schedule12:54 - 23 Shkurt, 2018

schedule 12:54 - 23 Shkurt, 2018

Ndeshja e Vllaznisë për këtë javë është shtyrë. Federata Shqiptare e Futbollit mori vendim që sfida e shkodranëve ndaj Luftëtarit të zhvillohet ditën e diel, dhe kjo pas kërkesës së bërë nga vetë klubi i Shkodrës. Gjithçka ka lidhje me sulmin e bërë ndaj trajnerit të skuadrës veriore, Ernest Gjoka, i cili u vu edhe nën kërcënimin e thikës.

Drejtuesit e Vllaznisë kërkuan nga Federata shtyrjen me një ditë të ndeshjes në Gjirokastër, pasi atmosfera tek lojtarët dhe stafi teknik nuk ishte e qetë pas sulmit.

Ekipi shkodran rrezikon rënien nga kategoria, duke qenë në vendin e tretë nga fundi, ndaj edhe dëshiron që të luajë në kushte normale psikologjike për të pasur më shumë mundësi për të marrë rezultatet pozitive. /abcnews.al