Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FSHF shtyn me një javë fillimin e Superligës

schedule18:10 - 26 Dhjetor, 2017

schedule 18:10 - 26 Dhjetor, 2017

Superliga shqiptare do të nisë vetëm në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm. Federata Shqiptare e Futbollit vendosi t’i shtyjë me 7 ditë ndeshjet e javës së 17-të.

Në vonesa mbetemi rekordmenë.
Superliga shqiptare nuk do të nisë siç ishte parashikuar në kalendar, në 20 janar të vitit të ardhshëm, por do të shtyhet.
Vendimin për ta luajtur javën e 17-të në 27 janar, pra me një javë vonesë, e mori Federata Shqiptare e Futbollit, me një vendim qarkullues, pra nga ato vendime kur Komiteti Ekzekutiv nuk arrihet të mblidhet në kohë.

Njoftimi zyrtar I Federatës nuk sqaron se përse është bërë shtyrja, por thjesht informon se kjo ka ndodhur me kërkesë të Sektorit të Garave.
Gjithsesi, besohet se ka qenë dëshira e klubeve për ta bërë diçka të tillë, pasi shumica prej tyre do të kthehen nga minifazat përgatitore të dimrit vetëm në datë 17 apo 18, dy-tri ditë përpara fillimit të kampionatit, sipas kalendarit fillestar.

Superliga u bë turneu që filloi me më shumë vonesë në Europë në nisje të sezonit, pasi java e parë u luajt vetëm në 9 shtator.
Kjo nuk është hera e parë që kalendari I kampionatit ndryshon, diçka që tregon edhe peshën e vogël të marketingut dhe të të drejtave televizive të tij.
Në javën e 17-të që nis në 27 janar, spikasin ndeshjet Luftëtari-Skënderbeu, Flamurtari-Partizani dhe Vllaznia-Kukësi./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Bledar Kuka

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!