FSHF kërkesë zyrtare, sa tifozë synohet të lejohen në ndeshjen me Anglinë

schedule20:19 - 10 Mars, 2021

schedule 20:19 - 10 Mars, 2021

25 marsi rikthen Shqipërinë në fushë. Kuqezinjtë e Edi Rejës luajnë ndeshjen e parë të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 në transfertë kundër Andorrës, teksa tre ditë më pas përballemi me Anglinë në “Air Albania”.

Kombëtarja është pjesë e grupit I, aty ku bëjnë pjesë edhe Polonia, Hungaria dhe San Marino. Pandemia ka sjellë mbylljen e stadiumeve, por në shtete të ndryshme evropiane ka nisur rikthimi gradual i tifozëve në shkallë.

Një gjë të tillë pretendon edhe FSHF, që i ka dërguar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Federata kërkon të miratohet kërkesa për lejimin e kufizuar të tifozëve në masën 30%, që përkthehet 6500 tifozë në duelin me Anglinë.

FSHF dhe tifozët e Shqipërisë shpresojnë që përgjigja të jetë pozitive dhe një pjesë e këtyre të fundit të kthehet në stadium për të mbështetur djemtë kuqezi në ndeshjen e rëndësishme kundër “Tre Luanëve”. /abcnews.al

 


Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!