Federata Shqiptare e Futbollit ka deklaruar qendrimin e saj për Skënderbeun, pas dënimit nga UEFA. Sekretari i përgjithshëm Shulku ka folur edhe për pjesëmarrjen e ekipeve shqiptare në Europë sezonin e ardhshëm.
Në Europë për momentin është i dënuar, por çfarë e pret në Shqipëri?
Skënderbeu, skuadra më e mirë e viteve të fundit, pret jo vetëm gjyqet e ardhshme sportive në UEFA e KAS, por edhe vendimet që do të marrë për të Federata Shqiptare e Futbollit.
Qendrimin e institucionit që drejton këtë sport në vendin tonë, e sqaron numri 2 I tij, sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku.
I ftuar në emisionin “Zona Gol” në Supersport, Shulku tregoi se çfarë hapash pritet të marrë FSHF lidhur me korçarët.
Si do të jetë pjesëmarrja e skuadrave shqiptare sezonin e ardhshëm në kupat e Europës?
Në mbrojtje të Skënderbeut ka dalë një nga anëtarët më të rëndësishëm të Komitetit Ekzekutiv të Federatës, Arben Dervishaj, në emisionin tjetër “Fair Play”.
Ai ka sulmuar UEFA-n. /abcnews.al