FSHF dha version tjetër, Twente: E vërteta e Lindon Selahit është kjo!

schedule12:59 - 8 Tetor, 2020

schedule 12:59 - 8 Tetor, 2020

“Lindon Selahi nuk mund të jetë pjesë e kombëtares për shkak se klubi i tij nuk e lejon”, kështu njoftoi disa ditë më parë FSHF, që tregonte se lojtari i Tëente, Etrit Berisha, Klaus Gjasula, Florian Kamberi dhe Ylber Ramadani nuk mund të bashkoheshin me kombëtaren për shkak se ashtu kishin vendosur klubet e tyre.

Për Selahin gjithçka hidhet poshtë nga klubi holandez. Paul van Der Kraan, CEO i Twente, ka deklaruar për “Twente Insite” se ishte vendimi i Selahit që të mos bashkohej me Shqipërinë, për shkak se kur të kthehej duhet të izolohej dhe të humbte sërish ndeshje me klubin e tij.

“Ne biseduam me Selahin në lidhje ftesën në kombëtare dhe ai vetë e telefonoi FSHF-në dhe u tha se nuk dëshironte të futej sërish në karantinë. Ai më pas mori leje nga FSHF të qëndronte me Tëente”, shprehet Paul van Der Kraan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!