Një 31-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në kuadër të operacionit policor të koduar “Info”.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E.Gj në Ishëm, forcat e policisë gjetën të fshehura një armë zjarri kallashnikov, fishekë luftarak dhe 54 kapsolla detonatore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Kontrolli u krye pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative në lidhje me këtë person.
Operacioni u finalizua nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë./abcnews.al