Fshehja e pasurisë, Doshi mbërrin tek Krimet

schedule17:56 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 17:56 - 11 Dhjetor, 2017

Gjykata për Krimet e Rënda merr në dorë dosjen penale me të pandehur deputetin Tom Doshi. Në këtë procedim penal anëtari i Kuendit akuzohet për “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurisë”. Dosja në fjalë është regjistruar ditët e fundit tek Krimet e Rënda, ku pritet të shqyrtohet nga një trupë e kryesuar nga gjyqtarja Liljana Baku. Ky procedim u zhvendos në këtë gjykatë nga Gjykata e Lartë, e cila në nëntor 2017 shpalli moskompetencë.
Sipas prokurorisë, deputeti Tom Doshi nuk ka deklaruar disa transaksione financiare të kryer prej tij në harkun kohor 2005-2017./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!