Fshati turistik i Arrzës në Bilisht pa rrugë

schedule20:50 - 15 Nëntor, 2018

schedule 20:50 - 15 Nëntor, 2018

Një ndër 100 fshatrat turistikë të Shqipërisë, Arrza, në Bashkinë e Bilishtit është lënë në harresë. Segmenti rrugor ndodhet në gjendje të mjerueshme. Mënyra e vetme për ta përshkuar rrugën që të çon në fshat është me fuoristradë.

Udhëtimi drejt Arrzës, fshatit, që njihet për resurset natyrore dhe potenciale turistike, bëhet vetëm me fuoristradë. I gjithë segmenti, prej 11 kilometrash, që lidh Mirasin më Arrzën, është i degraduar. Me gropa dhe i rrezikshëm gjatë dimrit. Zona është e izoluar pjesën më të madhe të vitit. Në të njëjtën gjendje është edhe segmenti tjetër, prej 4 kilometrash, që lidh Dardhën me këtë fshat, nëse niseni nga Korça.

Banori 1: “Një të sëmurë ta vizitosh në spital nuk e çon dot se e bën më keq. Sepse derisa të arrijë në spital bëhet si leckë e prishur.”

Banori 2: “Se këtu po të bëhet rruga, këtu ka turizëm.”

Banori 3: “Arrëza ka resurse që rrallë mund ti gjesh në vendet e tjera.”

Mbetur prej vitesh jashtë hartës se investimeve, banorët e fshatit, që mund t’ju ofrojë turistëve, asgjë më pak se Dardha, sot mbijetojnë me të ardhurat nga blegtoria.

Kryetari i fshatit Arrzë, Andrea Hanelli:“Për çfarë turizmi mund të flasësh në Arrëz, kur ti duhet të marrësh traktor të tërheqësh lopët”.

Arrza, pjesë e Bashkisë se Bilishtit, është përzgjedhur për programin zhvillimor të 100 fshatrave të Shqipërisë për turizëm rural./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!