Fshati që u ndërtua nga dora e njeriut “braktiset” nga turistët, banorët: Rruga është prishur

schedule20:39 - 17 Korrik, 2020

schedule 20:39 - 17 Korrik, 2020

Një ndër 100 fshatrat më turistike në Shqipëri, Tragjasi është ndërtuar nga dora e njeriut.

Banorët e moshuar të këtij fshati tregojnë se rruga e ndërtuar nga banorët e fshatit të çon në gjirin që thuhet se ka detin te këmbët dhe malin pas krahëve.

Por duke qenë një zonë jo shumë e aksesueshme për shkak të rrugës së vjetër, nuk ka shumë turistë.

“Kjo rrugë ku jemi ne nga vitet 1932 është bërë me vetë banorët e Tragjasit. Pjesa nga ura e Izvorit është bërë investim ndërsa 7-8 km në drejtim të fshatit mund të jetë bërë vetëm ndonjë riparim nga ndonjë biznesmen vendas.

Rruga ndikon edhe për turistët. Ajo do i afronte më shumë njerëzit. Jemi vlerësuar si një ndër 100 fshatrat turistikë.

Jam i prekur sepse ka qenë një nga fshatrat më të bukura por edhe sot prapë ka bukurin e tij. Por që të shkosh atje duhet kaluar nëpër ferra dhe nëpër gurë. Brezi i ri është shumë i venitur. Ka shumë pak.

Shkolla ëshytë ndërtuar nga një familje. Mësuesit duhet të banonin nëpër familje, më pas u dërgua një dhomë për të brenda ambienteve të saj. Është një fshat që gjithë jetën ka luftuar për liri”, shprehen ata./abcnews.al