Fshati Picar ndodhet vetëm 5 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës por banorët prej 30 vitesh vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Ata thanë se me fillimin e stinës së dimrit dhe shtimin e reshjeve, ndërprerja është e vazhdueshme.
“Kjo ndërprerje bëhet në mëngjes nga 7 deri në 9. Pastaj vijnë nga pak, ikin në 12 natën nga ora 12 deri në 7 të mëngjesit na i stakojnë”, është shprehur një banor.
Një tjetër banor shprehet se është e pafalshme ndërprerja çdo 5 minuta.
“Ka raste qe i presin edhe per një javë”, ka thënë një tjetër banor.
Thonë se edhe pse janë pagues të rregullt të energjisë, askush nuk i jep zgjidhje situatës së tyre.
Edhe pse janë ankuar, gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër.
“I thamë kryetarit të bashkisë, dio bjer drejtorin, ai tha do ta bjer por nuke di kur”, ka thënë një banor.
Mungesën e vazhdueshme të energjisë elektrike sidomos në stinën e dimrit e vuajnë fshatrat Cepo, Picar, Humelicë, Golem, e Shtepëz./abcnews.al