Fshati në Greqi kthehet në ferr nga zjarri, gazetari hidhet në det për t’i shpëtuar flakëve

schedule16:12 - 23 Korrik, 2022

schedule 16:12 - 23 Korrik, 2022

Fshati Vatera i Mytilinit në Greqi është kthyer në ferr, pas zjarrit që ra mëngjesin e së shtunës.

Teksa kishte shkuar në vendngjarje për të raportuar, gazetari Giannis Sinani, u përball me flakët që përhapeshin me shpejtësi, teksa ishte në makinën e tij.

Në këtë moment ai e kuptoi që nuk mund ta vazhdonte dot rrugën, Sinanis u detyrua të hidhet në det për të shpëtuar nga zjarri, ndërsa u shpëtua më vonë nga një mjet i rojes bregdetare.

Giannis Sinanis u detyrua të ecë 8 kilometra përgjatë plazhit, derisa situata filloi të vështirësohej dhe kështu ai vendosi të hidhet në ujë për të shpëtuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!