“Fshati, miniera e pashfrytëzuar”, Rama në Sarandë: Me mandatin e katërt mbyllim historinë e ujit, e domosdoshme!

schedule10:45 - 24 Mars, 2025

schedule 10:45 - 24 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në Sarandë me sipërmarrës të rinj të kthyer në Shqipëri duke u shndërruar në një potencial të ekonomisë rajonale.

Gjatë këtij takimi Rama është ndalur tek rëndësia e turizmit, investimet në Sarandë, duke u fokusuar edhe të rëndësia që kanë investimet në fshat. Kryeministri u shpreh se jetesa në Europë si emigrant sot është bërë shumë më e vështirë.

“Për ujin është vërtet një çështje jo e lehtë nga pikëpamja e investimit, por duhet të kemi parasysh që kur kemi marrë detyrën kishte vetëm 4 zona me ujë 24 orë. Por sot ka ndryshuar. Në Sarandë kemi fokusin për ta realizuar këtë gjë sepse është e domosdoshme. Na ka vënë “përfund” kërkesa në mënyrë të vazhdueshme, por që jam 100 % i bindur se ajo që the është shumë e nevojshme dhe do e kemi në fokus. Me mandatin e 4 qëllimi është që të mbyllim historinë e ujit sepse e kemi në plan, por edhe mundësinë. Por mund të them që këtu ka akoma shumë hapësirë të pa sistemuar me rregulla. Në momentin që hyjmë në BE këto hapësira do të jenë më të sistemuara, kjo ka të mirën e vet. Sot në Amerikë nuk diskutohet që mund të arrish të fitosh dhe të kursesh. Në Europë të jesh emigrant, apo dikush që shkon pa vizë dhe duhet të kërkosh azil dhe në pritje të nisësh punë dhe të pretendosh që do kursesh është e pamundur. Sepse situata në vendet e zhvilluara të Europës nuk e krijon më këtë mundësi, për të kushteve të krijuara. Një shqiptar nga Malësia e Madhe që më bëri shoferin në Londër, kishte 130 veta në punë dhe më tha se “Sot, unë kam kompaninë”, por sot që të mbijetosh si i huaj pa dy punë në ditë është e vështirë”. Të shkosh në 06:00 dhe të kthehesh në 23:00, është e vështirë, përjashto ata që bëjnë punë specifike dhe arrijnë shumë lart. Këtu hap mundësi në rast se i drejtohesh sektorit privat. Miniera e pashfrytëzuar këtu është fshati. Në çfarëdo fshati të Shqipërisë dhe rri andej bën gabim të madh. Ose i bën llogaritë gabim. Ajo që është bekim është që Shqipëria kudo është e bukur, në momentin që hap një derë sado larg me këtë turizëm që kemi ne do gjenden njerëzit që do vijnë atje. Nëse bën turizëm është gjëja më e bukur që mund të bësh. Ndaj thashë duke parë çfarë ka ndodhur më parë, ju që jeni baza e turizmit urban dhe keni mundësi, nëse futeni në fshat tani, sot pa pritur të hyjmë në BE, do bëjnë një investim që do ju shërbejë dhe nesër nëse e shisni do jetë shumë më shumë se pastiçeria”, tha ndër të tjera Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!