LIBRAZHD- Skroska, një fshat kodrinor, i ngritur rreth 800 metra mbi nivelin e detit, është pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Udhëtimi ynë këtë herë në drejtim të këtij fshati ndesh në mikpritjen e banorëve të cilët të ofrojnë kafen e famshme të Skroskës.
Kafeja e famshme e Skroskës, shërbehet dhe përgatitet ndryshe.
Ky fshat e ka traditë, ndaj çdo vit banorët organizojnë edhe festën e kafesë së Skroskës. Jo vetëm kafenë, por Skroska organizon falë kontributeve të emigrantëve edhe festa të tjera, si për fundvit ashtu edhe për 8 mars.
Fshati dallon mjaft edhe për bujarinë dhe mikpritjen. Harmonia dhe dëshira për të shuar çdo mosmarrëveshje e ka karakterizuar gjithnjë këtë fshat.
Një fshat që dikur mbahej nga minierat dhe bujqësia dikur kishte rreth 300 familje, sot pothuajse shumica janë larguar. Skroska mbetet një dëshmi e fuqisë së bashkëjetesës dhe solidaritetit që kalon kufijtë e kohës dhe distancës.
Edhe pse realiteti i sotëm ka ndryshuar, me rininë që i është larguar, zemra e fshatit rreh ende fort në harmoni dhe traditë. Ky cep i vogël i Shqipërisë është kujtesë se lidhjet e forta njerëzore dhe dashuria për vendlindjen mbeten të pacënuara./abcnews.al