Longyearbyen është një fshat që ndodhet në arkipelagun Svalbard të Norvegjisë. Banorët dhe vizitorët mund të mahniten prej bukurive natyrore të vendit por pas tij fshihen sekrete të tjera. Ekologia Claudia Halsbad thotë se “njerëzit e shohin këtë peisazh të bukur, të pastër dhe të bardhë por kjo është vetëm një pjesë e historisë”.
Vendi ka një problem me mikrofibrat, një nëngrup i mikroplastikave që rrjedhin nga pëlhura sintetike. Mikrofibrat janë kudo dhe studiuesit thonë se ujërat e zeza i ndihmojnë ata të përhapen. Ndërsa ndikimi i mikrofibrave në ekosistemet mbetet një çështje debati, fshati i vogël ka një përqindje jashtëzakonisht të lartë të rrjedhës së tij.
Një studim i ri tregon se fshati lëshon të njëjtën sasi mikroplastike si një impiant për menaxhimin e mbeturinave pranë Vankuverit, me 1.3 milion banorë. Gjetjet nënvizojnë ndikimin që kanë komunitetet e Arktikut në ujërat përreth dhe tregojnë se edhe popullsitë shumë të vogla mund të lëshojnë sasi të mëdha ndotësish përmes ujërave të zeza të papërpunuara.
Studiuesit vlerësojnë se komuniteti hedh të paktën 18 miliardë mikrofibra çdo vit. Shuma korrespondon me 7.5 milion për person. Ata llogaritën se mikrofibrat më të lehta mbesin afër sipërfaqes dhe do të largoheshin nga fjordi brenda ditësh, duke shkuar drejt ujërave më të bollshme. Më të rëndat fundosen në fund ose mblidhen në breg.
Halsbad dyshon se fauna lokale i konsumon këto rrjedhje të vogla. Shkencëtarët shpresojnë se do t’i shtyjë komunitetet Arktike të eksplorojnë mënyra të reja të menaxhimit të mbeturinave. Aty ku trajtimi i ujërave të zeza nuk është i mundur, ata mund të marrin në konsideratë zgjidhje si filtrimi ose të promovojnë veshje më të leshta në vend të sintetikës. /abcnews.al