Fshati i Orenjës, çdo ditë e më pak banorë

schedule15:34 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 15:34 - 6 Dhjetor, 2021

Nga Agim Blloshmi

Në fshatin Floq të Orenjës kanë mbetur pak njerëz. Të izoluar mes maleve, larg qendrave dhe të varfër banorët mundohen të sigurojnë të ardhura me çfarë të munden.

“Gjendje e vështirë, ujë s’kemi. Jetojmë shumë keq”. “Rrugë s’kemi, mjete jo, rrimë kot ne këtu”. 

Shumë familje janë larguar dhe të tjera do të ikin.

Investime ka vitet që nuk janë bërë në këtë fshat. Banorët me kursimet e tyre që të mos izolohen totalisht kanë mundur të shtrojnë me çakull këtë rrugë.

Njësia Administrative Orenjë e rrethit të Librazhdit është një nga komunat më të varëfra në qarkun e Elbasanit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!