Fshati i gështenjave lihet në harresë, fëmijët: Çohemi që në 06:30 për të marrë dije

schedule22:03 - 29 Nëntor, 2020

schedule 22:03 - 29 Nëntor, 2020

Udhëtimi për në fshatin Selitë është shumë i vështirë, dhe kjo  nga  rruga tepër e amortizuar. Natyra është magjepse, në këto vargmale, por një pjesë e banorëve janë larguar vetëm nga mungesa e infrastrukturës.

Në fshatin Selitë mungojnë qendrat shëndetësore ndërsa fëmijët detyrohen që të udhëtojnë disa orë për të shkuar deri në shkollë. Situata përkeqësohet edhe më tepër gjatë dimrit.

“Çohemi në orën 06:30 për të shkuar në shkollë dhe kthehemi në orën 11:00. Shkojmë me furgon, e paguajmë vetë” thanë fëmijët.

Banorët e zonës theksojnë se që prej disa dekadash në këtë zonë kanë munguar totalisht investimet. Madje shumë shpesh prodhimi i gështenjës i mbetet stok pasi nuk kanë me çfarë ta transportojnë për ta shitur në qytet.

“Populli ka mbetur i varfër vetëm për një rrugë. Asnjë kryetar bashkie nuk vendosi dorën për këtë fshat” tha një banore.

“6 km rrugë nuk bëhet. Me furgon do 15 mijë lekë me ardhur këtu, unë 20-30 mijë lekë kam për të çuar mall poshtë” tha një banor.

Selita është një fshat i varfër por shumë i njohur për gështenjat  ku prodhimi arrin deri në 300 tonë në një sezon./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!