Fshati i Delvinës braktiset, veç vetmisë banorët vuajnë nga mungesa e një mjeku

schedule17:25 - 23 Shkurt, 2020

schedule 17:25 - 23 Shkurt, 2020

Fshati Qafë Dardhë i Delvinës është braktisur në mënyrë masive nga banorët e tij. Dikur ishin rreth 100 familje tani janë 20 të tilla. Siç duket dhe nga pamjet rrugët e këtij fshati janë bosh, ndërsa dyerve të shumicës së shtëpive ju është vënë dryni.

Të paktët banorë që kanë mbetur tregojnë se fëmijët ju kanë ikur në emigracion. Shumë të rinj nuk e kthejnë kokën pas pasi jetesa në fshat nuk ju ofren asgjë, ndaj është e dhimbshme që të vdekurit i varrosin fqinjët.

“E varrosëm një sot, njerëzit e afërt nuk i kishte”, thotë një banore.

Dhe ai numër banorësh që ka mbetur janë mbi 50 vjeç. Vetmia ka ndikim negtiv në psikologjinë e këtyre banorëve. “Jemi vetëm, dhe natën kemi frikë”

Duke qënë se shumia e banorëve që kanë mbetur në këtë fshat janë në moshë të vjetër kanë më shumë se të tjetër nevojë për shërbim mjekësor. Po në këtë fshat nuk ka mjekë dhe          qëndra shëndetësore në pjesën më të madhe të ditës qëndron e mbyllur.

“Infermierin e kemi, por s’kemi doktor. Nuk na vjen asnjë ditë në javë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!