Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fshati festiv” në Megatek/ Festat e fundvitit, Megatek sjell mijëra produkte

schedule18:49 - 12 Nëntor, 2025

schedule 18:49 - 12 Nëntor, 2025

Me qindra e mijëra produkte nga e gjithë bota, unike, të veçanta dhe me çmime që të ftojnë të festosh.
Megatek hap zyrtarisht sezonin më të bukur të vitit me “Fshatin Festiv 2026”. Një botë plot ngjyra, drita dhe ide kreative, ku çdo vizitor mund të gjejë gjithçka për të sjellë magjinë e Krishtlindjeve në shtëpi apo në biznesin e tij. “Fshati Festiv” në Megatek është kthyer në një traditë të dashur për të gjithë.

“Çdo vit sjellim emocione të reja dhe magjinë e festave për familjet dhe bizneset shqiptare. Këtë vit, kemi sjellë një përzgjedhje të jashtëzakonshme produktesh nga mbarë bota, me dizajne ekskluzive, trend i vitit 2025 dhe çmime shumë të mira, që e bëjnë çdo vizitor një përvojë të veçantë”, tha Eldi Gjoka.

Në këtë hapësirë plot shkëlqim dhe gjallëri, çdo zonë sjell një stil të veçantë dekorimi festiv — nga eleganca e Pallazo Chic dhe romantizmi i Classic Romance, te ngrohtësia e Country Christmas, ritmi i All About Jazz dhe magjia e Santa’s Village.

Çdo produkt, nga mbi 150 lloje pemësh dhe ndriçimi festiv deri te aksesorët më të veçantë, arkitektët e Megatek kanë zgjedhur dhe kompozuar me kujdes çdo detaj për të sjellë cilësi, harmoni dhe frymë të vërtetë festive në çdo ambient.

“Këtu, çdo klient gjen diçka që i sjell gëzim, buzëqeshje dhe ngrohtësi — qoftë një dekor për shtëpinë, një dritë që ngroh atmosferën apo një ide që e kthen ambientin në festë. Ne besojmë se magjia e festave fillon me detajet, ndaj kemi menduar gjithçka për t’ua bërë zgjedhjet më të bukura, të thjeshta dhe të përballueshme për të gjithë”, tha Denada Hasani.

Në çdo cep të “Fshatit Festiv” ndjehet emocioni i fundvitit, gëzimi i fëmijëve, buzëqeshja e prindërve dhe fryma e bashkimit që sjellin festat.
Megatek i fton të gjithë të bëhen pjesë e kësaj magjie, sepse festat janë më të bukura kur ndahen bashkë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!