Fshati Droje, banorët mes rrugës së shkatërruar dhe lumit të ndotur

schedule14:55 - 2 Shkurt, 2019

schedule 14:55 - 2 Shkurt, 2019

Prej vitesh fshati Droje në Kurbin është lënë në harrese nga autoritetet vendore. Banorët i kryjnë punët e përditshme duke lëvizur nëpër një rrugë të shkatërruar. Edhe lumi që përshkon këtë fshat është i ndotur dhe mbledh gjithë mbeturinat e Kurbinit dhe Krujës.

Ndodhemi në fshatin Droje të Kurbinit. Banorët jetojnë mes një rruge të shkatërruar dhe ndotjes së lumit që mban të njëjtin emër me fshatin. Mbeturina hidhen nga të gjithë këtu. Nga banorët në mungesë të koshave por edhe nga mjetet që pastrojnë qytetin e Kurbinit dhe Krujës. Më pas mbetjet përfundojnë në plazhin e Gotullës. Në këtë zonë prej vitesh nuk është kryer asnjë nderhyrje për rrugën që lidh fshatin me qytetet. Gropat e mëdha vështirësojnë kalimin e automjeteve. Banorët këtu i kanë humbur edhe shpresat që një ditë dikush do kthejë kokën nga ky fshat për t’u ndërtuar rrugën dhe për t’u larguar ndotjen nga lumi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!