Frymëzuese! Modelja me sindromën Down përzgjidhet si imazh nga Gucci

schedule07:55 - 3 Korrik, 2020

schedule 07:55 - 3 Korrik, 2020

Ellie Goldstein është një 18- vjeçare, që ka shënuar historinë. Ajo ka lindur me sindromën Down dhe pavarësisht kësaj ka arritur të plotësojë ëndrrën për t’u bërë modele.

Ellie ka arritur të punojë për firma të rëndësishme, ku së fundmi ka pozuar për Guccin.

Këtë muaj, ajo do të shfaqet edhe në faqet e Vogue Italia e veshur me krijimet e Gucci-t, ku pritet të shënojë suksesin e garantuar.

Por Ellie nuk mendon vetëm për modën. 18-vjeçarja vazhdon studimet në Universitet për arte performuese dhe dëshiron të diplomohet sa më shpejt të jetë e mundur./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CBkalZTDhgL/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!