Frymëzoi mbarë botën për rezistencën kundër Rusisë, liderët botërorë propozojnë Zelensky për “Çmimin Nobel për Paqe”

schedule22:54 - 18 Mars, 2022

schedule 22:54 - 18 Mars, 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mund të kandidojë për çmimin Nobel për paqe. Media amerikane TPZ shkruan se një grup liderësh botërore kanë kërkuar që presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të futet si kandidat për çmimin nobel për paqe.

Ky grup politikanësh evropianë i kërkoi Komitetit Norvegjez të Nobelit që të rihapte nominimin për çmimin e paqes për vitin 2022.

Politikanët lëshuan një deklaratë, duke thënë … “Ne ju bëjmë thirrje me përulësi, të konsideroni: Zgjatjen dhe rihapjen e procedurës së nominimit për Çmimin Nobel për Paqen deri më 31 mars 2022 për të lejuar nominimin e Presidentit Zelensky dhe popullit Ukrainas”. Kujtojmë se procesi i nominimit u mbyll më 31 janar.

Kërkesa vjen pasi Zelensky ka frymëzuar gjithë botën në luftën për rezistencë kundër pushtuesit rus.

Kujtojmë se Çmimi Nobel për Paqe i jepet një organizate ose personi që ka bërë më të mirën për të avancuar marrëdhëniet midis vendeve dhe ka mbrojtur paqen.

Kujtojmë se rreth 251 personazhe dhe 92 organe aplikuan për çmimin e paqes për këtë vit, ndërkohë që shpallja e tij do të bëhet në javën e parë të tetorit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!