“Frymëmarrje” në Izrael, hiqet detyrimi për të mbajtur maskën në rrugë

schedule09:15 - 16 Prill, 2021

schedule 09:15 - 16 Prill, 2021

Nga e diela më 18 prill në Izrael nuk do të jetë më e detyrueshme mbajtja e maskës jashtë.  Vendimi është marrë  nga Ministria e Shëndetësisë.

Rregulli u prezantua rreth një vit më parë për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Sidoqoftë, detyrimi për mbajtur veshjen mbrojtëse në ambiente të mbyllura mbetet në fuqi.

Vendimi ishte diskutuar për disa javë, por sipas Jerusalem Post, autoritetet kanë vendosur të presin për fundin e festave kombëtare të Ditës së Përkujtimit dhe Ditës së Pavarësisë, nga frika se festimet pa maska ​​mund të çojnë në një rritje të infeksioneve. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!