“Fryma e artistit”, 3 mijë tullumbace të fryra për 12 orë

schedule17:00 - 26 Maj, 2019

schedule 17:00 - 26 Maj, 2019

Dy artistët bashkëkohorë Flutura Preka dhe Besnik Haxhillari realizojnë instalacionin “Fryma e artistit”  përgjatë 12 orëve. Artistët në orët e natës kanë fryrë mbi 3 mijë tullumbace për realizimin e tij. Ata rrëfejnë për ABC Neës sfidën dhe domethënien e instalacionit si çaste jete. 

Flutura Preka dhe Besnik Haxhillari janë bashkudhëtarë në jetë dhe art. Dy artistët bashkëkohorë të artit pamor, pas shndërrimit të valixhes së emigracionit në vitet ‘90 në instalacionin më të përdorur nga artistë nga e gjithë bota, tashmë rivijnë me një performancë tjetër sfiduese.

“Fryma e artistit” nis si një maratonë, për 12 orë nga ora 12 e mbrëmjes së të premtes e deri në mesditën e së shtunës. Ata kanë krijuar një performancë mbresëlënëse, duke fryrë mbi 3 mijë tullumbace.

Fryerja e tullumbaceve është një lojë dhe ka një sekret që artistët na e tregojnë. Fillimisht duhet të tërhiqen tre herë dhe më pas të nisë fryrja.

Kësaj here përkufizimi i tyre është mbështetur tek jeta reale e ndarë mes frymës se artistit dhe publikut.

Këtë performancë e kanë realizuar edhe disa herë të tjera në Kanada. E 4-rta është kjo ne vendlindjen e tyre. Artistë dëshirojnë që të kthehen të paktën një herë në vit në Shqipëri.

Kjo bardhësi tullumbacesh është ndërthurur edhe me performancën e sopranos ardita Mneri  me “Frymën Artistike të instilacionit.

Ky instalacion është kuruar nga Ajola Xoxa nën kujdesin e qendrës së artit bashkëkohore “Harabel”.  kjo vepër arti është një bërthamë jete, ku krahas artistëve, nuk ngurruan që t’i bashkohen performancës fëmijë e të rriturit, për t’u argëtuar, apo pse jo ata e shfrytëzuan për ta memorizuar këtë çast bardhësie në një foto./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!