Për eksperten e ekonomisë Teuta Nunaj, rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit ishte dicka e pritshme. Në një lidhje për emisionin ‘Sheshi i Dollarit’ në ABC News, Nunaj tha se në buxhet janë 10 miliardë lekë më shumë se planifikimi.
“Nëse kjo analizë do bëhej në fillim të vitit do thonim është surprizë, por duke qenë se kemi rritje page në sektorë është e pritshme të kemi rritje të të ardhurave në buxhet. Është një rezultat i pritshëm për shkak të ndryshimeve që ndodhën në mes të vitit. Kriza ka sjellë fititme te një pjesë kompanish po ka edhe dëmtime, marrim rastin e kursit të këmbimit. Ndodh që ato kompani që fitojnë më shumë se normative është e logjikshme të tatohen më tepër. Ky fitim, i ardhur nga energjia, që ka ardhur në kushte jo normale, detyrimish duhet të shpërndahet. Vetë shteti përmes programeve të ndihmës mund ti shpërndajë në popullatë, për pensionistët, ose familjet në nëvojë.” u shpreh ajo ndërsa shtoi se indeksimi i pensionit duhet të bëhet në bazë të inflacionit të cmimeve të shportës.
“Rritja e pensioneve përmes indeksimeve duhet të bëhet mbi bazë të inflacionit të shportës. Është një element pozitiv, por është një detyrim i qeverisë të indeksojë pensionet. Nuk jam shumë pro ndihmës së pensionistëve me bonuse, por mund të aplikohet pensioni i 13.” ta Nunaj. Sa i përket të ardhmes dhe ndikimit të turizmit te të ardhurat, Nunaj u shpreh optimiste.
“Të ardhurat do vijojnë duke u rritur. Të ardhurat janë tatime që vijojnë në mënyrë progresive për sa edhe pagat janë të lartë. Sa i përket turizmit nuk kemi ende një bilanc, por u rrit konsumi e për pasojë të ardhurat. Po si ka ndikuar turizmi në ekonomi, duhet marrë në analizë. Duhen parë edhe paratë që shqiptarët kanë shpenzuar jashtë vendit”