VIDEO/ Fryhen Vjosa dhe Drino, jugu kërcënohet nga uji: Çfarë ndodhi mbrëmë pas mesnate

schedule10:55 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 10:55 - 11 Dhjetor, 2021

Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë dy ditëve të fundit, reshjet e dendura të shiut pas mesnatës së sotme kanë shkaktuar përmbytje në një pjesë të mirë të jugut, ku rajonet më të prekura janë ato të Vlorës dhe Gjirokastrës.

Fryrja e lumenjve Vjosa dhe Drinos si edhe përrenjtë që derdhen në to kanë shkaktuar përmbytje në Gjirokastër. Përmbytje ka edhe në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës, pikërisht në vendin ku lumi i Shushicës bashkohet me Vjosën.

Po në Gjirokastër, janë vërejtur problem në përrpin e Çullos, i cili ka përmbytur biznese dhe shtëpi në lagjen Granicë të qytetit, kurse rruga është bllokuar për shkak të rënies së dherave.

Ndërkohë, fshatrat përreth grykëderdhjes së Vjosës në Novoselë të Vlorës janë të rrezikuar nga përmbytjet pasi reshjet vijojë dhe pritet që niveli i ujit të ngrihet edhe më tepër. /abcnews.al