Fruthi, Shqipëria jo më një vend i sigurtë

schedule17:20 - 29 Gusht, 2019

schedule 17:20 - 29 Gusht, 2019

Shqipëria ka humbur statusin e eliminimit të sëmundjes së fruthit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka bërë të ditur me përfundimin e verifikimeve të kryera në këto vende.

Shqipëria rrezikohet nga përhapja e gjerë e fruthit.  Vendi ynë bashkë me tre shtete të tjera ku sëmundja më herët ishte çrrënjosur si Çekia, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë tashmë kanë humbur statusin e  eliminimit të fruthit.

Komisioni Rajonal i  Verifikimit për zhdukjen e Fruthit dhe Rubeolës ka arritur në këtë përfundim pas verifikimit të kryer nisur në vitin 2012.

Kryetari i komisionit vëren me shqetësim se;

Rivendosja e transmetimit të fruthit është shqetësuese. Nëse mbulimi i imunizimit i lartë nuk arrihet dhe nuk mbahet në çdo komunitet, fëmijët dhe të rriturit do të vuajnë dhe do te vdesin në mënyrë tragjike

Qarkullimin e vazhdueshëm të fruthit në rajon Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron urgjencë të klasës së dytë që lejon OBSH të mobilizojë burime teknike, financiare dhe njerëzore për të mbështetur vendet e prekura./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!