Fruta të freskëta nxënësve në shkolla

schedule10:49 - 24 Nëntor, 2018

schedule 10:49 - 24 Nëntor, 2018

Nxënësve të shtatë shkollave në Korçë dhe në Vlorë dy herë në javë do t’u shpërndahen falas fruta të freskëta. Projekti pilot i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural synon kthimin në edukatë të ushqyerit të shëndetshëm.

Ministri Niko Peleshi ishte në shkollën 9 vjeçare “Ismail Qemali”, të qytetit të Korçës ku tha se shumë shpejt kjo nismë do të shtrihet edhe në Elbasan, Lushnje, Përmet, Durrës, Dibër, Shkodër dhe Tiranë.

Ky projekt vjen si bashkëpunim i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit me bashkitë e vendit dhe donatorët. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!