VIDEO/ Frosinone e Çunit mundet nga Bologna, Salernitana e Cagliari e mbyllin në “paqe”

schedule17:48 - 22 Tetor, 2023

schedule 17:48 - 22 Tetor, 2023

Bologna bind ndaj Frosinones në takimin e javës së nëntë të Serie A, që e fitoi me rezultatin 2-1.

Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 19’ me Ferguson, ndërsa në minutën e 22’ De Silvestri dyfishoi avantazhin e Bologna-s, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 2-0.

Në minutat e para të pjesës së dytë, Frosinone aktivizoi sulmuesin e kombëtares shqiptare, Marvin Çunin. Çuni u bë menjëherë protagonist, ndërsa fitoi penallti, të cilën arbitri e dha vetëm pas verifikimit në VAR.

Penalltinë e mori përsipër Soule, i cili realizoi dhe ngushtoi diferencën, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-1.  Pas këtij takimi Bologna renditet në vend të shtatë me 14 pikë, teksa Frosinone në vend të 12-të me 12-të pikë.

Ndërkohë Salernitana-Cagliari ndajnë pikët, në takimin që u mbyll me barazimin 2-2. Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën në minutën e 79’ me Luvumbo, megjithatë vendasit barazuan në minutën e 86’ me Dia.

Cagliari u hodh sërish në sulm dhe në minutën e 88’ Viola realizoi golin e dytë për miqtë, avantazh që zgjati deri në minutën e 90+4’, kur Dia shënoi golin e dytë për Salernitanën nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas javës së nëntë të Serie A, Salernitana renditet në vend të parafundit me katër pikë, teksa Cagliari qëndron në vend të fundit me tre pikë.

SHIKONI GOLAT: 

Bologna 2 – 1 Frosinone

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!