Frontex: Numri i emigrantëve drejt Greqisë për vitin 2024 është rritur me 39 përqind

schedule08:21 - 14 Shtator, 2024

schedule 08:21 - 14 Shtator, 2024

Agjencia Europiane e Rojeve Kufitare Frontex ka regjistruar një rritje të fluksit të migracionit nga Turqia në ishujt grekë në tetë muajt e parë të 2024, me 37,163 persona që kaluan kufirin ilegalisht.

Pavarësisht kësaj tendence, rajone të tjera të Europës po shohin një ulje të flukseve të migracionit.

Sipas raportit të Frontex, organizatat kriminale që kontrabandojnë emigrantë po përshtatin taktikat e tyre për të shmangur patrullimet e rrepta greke, duke përdorur gjithnjë e më shumë varka me shpejtësi të lartë për t’iu shmangur kapjes.

Pavarësisht rënies në Mesdheun Qendror, Mesdheu Lindor ka shënuar një rritje prej 39%, me gjithsej 37,163 persona që kanë kaluar kufirin gjatë së njëjtës periudhë. Rrjetet kriminale të trafikimit të emigrantëve po përshtaten shpejt, duke shfrytëzuar metoda të reja për të rritur fitimet e tyre.

Në të njëjtën kohë, në Bashkimin Europian në tërësi kalimet ilegale të kufijve ranë me 39%, duke arritur në 139,847 persona në tetë muajt e parë të vitit 2024. Uljet më të mëdha u regjistruan në Ballkanin Perëndimor dhe Mesdheun Qendror, ku flukset ranë me 77% dhe 64% respektivisht.

Përkundrazi, kufijtë tokësorë lindorë të Europës dhe Afrikës Perëndimore panë një rritje të ndjeshme, me norma përkatësisht +193% dhe +123%.

Kombësitë kryesore të emigrantëve janë nga Siria, Mali dhe Afganistani.

Pavarësisht rënies së përgjithshme, itinerari i Mesdheut Qendror vazhdon të shënojë norma të larta tranziti, megjithëse me një rënie prej 64% në tetë muajt e parë të 2024, me një total prej 41,250 personash.

Kjo rënie i atribuohet masave parandaluese të marra nga autoritetet e Tunizisë, Libisë dhe Turqisë, si dhe marrëveshjeve dypalëshe të Bashkimit Europian me vendet e nisjes.

Në kufijtë tokësorë lindorë të Europës, kalimet vazhdojnë të rriten me një normë prej 193%, duke arritur në 11,270 emigrantë këtë vit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!