Ekonomia botërore është në risk nga tarifat tregtare të vendosura nga presidenti i SHBA, Donald Trump.
Pedagogu Igli Tola deklaroi në emisionin “Sheshi i Dollarit” se është ende herët për të folur për efektet e tyre në tregje.
Ai theksoi se është një rritje e vijueshme e çmimeve finale në tregje për të gjithë konsumatorët, në të gjithë tregjet, kryesisht për këto produkte që janë të parat të targetuara, por që shtrihen masivisht në të gjithë shërbimet e masës.
“Problemi me këto tarifa është se të gjitha shkojnë në shumën zero, aq sa fitojnë dhe aq sa humbasin, gjëja shkon po në atë ekuilibër dhe e dyta është një lojë apo është një politikë që sa do e mbash. Është e një praktikë që ti e ndjek për një periudhë afatshkurtër apo afatmesme dhe gjëja do të shkojë drejt një ekuilibri apo fleksibiliteti, apo drejt hapjes së tregjeve globaliste që ne kishim deri tani e kështu me radhë. Nuk është diçka që ti mund ta mbash përgjithmonë kështu, sepse shkon drejt një izolimi që nuk dihet se ku të çon. Pastaj se çfarë do të ndodhi në tregje është pak herët për të folur. Ne flasim nga eksperienca e mëpërparshme. Është një rritje e vijueshme e çmimeve finale në tregje për të gjithë konsumatorët, në të gjithë tregjet, kryesisht për këto produkte që janë të parat të targetuara, por që shtrihen masivisht në të gjithë kategorinë e produkteve dhe shërbimeve të masës, të shportës së konsumit dhe kështu me radhë”.
Ndërsa, drejtuesi i Departamentit AUM, Kuwait, Altin Hoti u shpreh se vetëm deklarata e Trump dhe përmendja e tarifave kundrejt Europës, ka dhënë e efektet e para në tregje, pasi ka goditur bursat dhe ka dobësuar euron.
“Shtetet patjetër që do të hakmerren, pasi nëse nis lufta tregtare, ajo aty dhe përfundon. Por unë doja të shtoja se nëse do të vendosen tarifat bota globale do të jetë ekonomikisht më e keqe seç është sot dhe nëse eksportet aktuale shqiptare nuk do të jenë të infektuara për shkak të vendosjes së tarifave, se ne kemi një regjim preferencial me SHBA, është më shumë distanca dhe transporti, ai që i pengon.
Do të jenë eksportet drejt partnerëve europianë, sepse bota është kaq lidhur ekonomikisht në momentet që ne flasim, sa që vetëm dalja e Trump dhe përmendja e tarifave kundrejt Europës, ka goditur bursat dhe ka dobësuar euron. Nuk mund të ngelet asnjë nga ekonomitë e përfshira aktuale nëpër botë, e paprekur nga vendosja e tarifave. Në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë dhe prandaj Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtimin”./abcnews.al