Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Frikë për terrorizëm në Itali/Përforcohen masat e sigurisë

schedule16:13 - 25 Mars, 2018

schedule 16:13 - 25 Mars, 2018

Në prag të Pashkëve dhe pas sulmit në Francë, Italia ka shtuar masat e sigurisë. Ky vendim vjen edhe pas një paralajmërimi nga Tunizia për një atentat të mundshëm në Romë.

Masat anti-terroriste në Itali u përforcuan pasi departamenti i policisë qendrore për parandalimin në ministrinë e brendshme mori një njoftim nga ambasada italiane në Tunizi. Në një letër anonime, flitej për një kërcënim të mundshëm terrorist në Itali, veçanërisht në qendër të Romës, nga një tunizian që i përkiste ISIS.

Sinjalizimi, që është siguruar nga Tgcom24, çoi në një forcim të mëtejshëm të masave të sigurisë në kryeqytet, të cilat ishin shtuar dhe më herët për shkak të një alarmi ndërkombëtar për terrorizëm. Sipas asaj që është kuptuar nga mediat italiane, I dyshuari se mund të ndërmerrte sulme në qendër të Romës, është një person me precedentë penal për drogë dhe banonte në Tunizi.

Në kryeqytet u ngrit vigjilenca për objektiva të ndjeshme: vëmendje maksimale i është kushtuar ceremonive fetare të Pashkëve, veçanërisht një eventi të planifikuar në afërsi të Koloseut të premten në mbrëmje, dhe kishave të pranishme në qytet. Do të ketë më shumë kontrolle rreth objekteve institucionale, por edhe në zonat e mbushura me këmbësorë, qendra tregtare, metro, stacione trenash dhe aeroporte. Kontrolle më të rrepta do të ketë edhe në vendkalimet kufitare. Ndërkohë, veprimtaria e hetuesve italianë është e fokusuar më shumë në mjedise të afërta me ekstremizmin islamik dhe radikalizmin fetar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!