Frikë për tensione/Anulohet ndeshja e hendbollit Serbi-Kosovë

schedule20:33 - 23 Mars, 2018

schedule 20:33 - 23 Mars, 2018

Kosova dhe Serbia do të zhvillonin një ndeshje hendbolli mes dy kombëtareve të kategorisë Under 20 për femra. Por në mbrëmje pati disa protesta dhe pak orë para fillimit të ndeshjes, qeveria serbe vendosi ta anulonte atë.

Filloi me vendimin kundër simboleve të Kosovës dhe pa pjesëmarrjen e publikut. Ndeshja e junioreve të hendbollit Kosovë-Serbi mund të shënonte histori. Më vonë u paralajmëruan protesta dhe ajo u zhvendos nga qyteti i Serbisë qëndrore, Kragujevci, tek qendra e izoluar sportive në Kovillovo në afërsi të Beogradit. Forcat policore bllokuan gjithçka larg qendrës sportive. Vetëm pak orë më parë qeveria e Serbisë vendosi ta anulonte ndeshjen dhe Kosova fiton me rezultat zyrtar. Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, që ndodhej në kamp, tha përmes telefonit se brenda gjithçka është në rregull.

Izet Gjinovci, sekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës: “Nuk kemi asnjë problem, vajzat janë shumë mirë, janë në disponim. Ato ishin të përgatitura për ndeshje, por fatkeqësisht nuk u mbajt ndeshja ndaj po presim për hapa të mëtejshëm. Nuk ka ende një vendim definitiv, ndoshta do të ketë një raport të detajuar”.

Ndeshja do të zhvillohej në orën 16:00 për kualifikim në Kampionatin Botëror të Hendbollit. Mediat serbe vlerësuan se ndeshja do të zhvillohej në momente tensioni mes qeverive.

Gazetar: Idro Seferi

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!