Frikë për të porsalindurit, Izraeli dërgon inkubatorë në spitalin e Gazës

schedule10:39 - 14 Nëntor, 2023

schedule 10:39 - 14 Nëntor, 2023

Tanket izraelite janë pozicionuar jashtë spitalit Al Shifa, qendra më e madhe shëndetësore në enklavën e rrethuar. Qindra pacientë dhe stafi mjekësor janë bllokuar brenda. Sipas mjekëve shumë njerëz kanë vdekur gjatë orëve të fudnit pasi pacientët nuk kanë energji elektrike, ujë apo edhe ilaçe të mjaftueshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Al Shifa po kthehej në një varrezë masive, me trupa viktimash të grumbulluara brenda dhe jashtë saj.

Dhjetëra bebe që kanë lindur para kohe dhe 45 të sëmurë me veshka që kanë nevojë për dializë, rrezikojë të vdesin pasi shërbimet në spital kanë dalë jashtë funksionit.

Që nga e diela, tre spitale kanë pezulluar funksionimin për shkak të bombardimeve izraelite dhe pakësimit të furnizimeve me karburant dhe ilaçe. Izraeli ka njoftuar se ka nisur punën për të transferuar inkubatorë nga një spital në Izrael drejt Gazës.

Teksa bilanci i viktimave në Gaza i ka tejkaluar 11 mijë, Izraeli pretendon se Hamas ka humbur kontrollin e territorit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!