Reshjet e fundit kanë rritur frikën nga përmbytjet në Gjirokastër. Për këtë arsye Bashkia që në orët e para të kësaj të mërkure ka nxjerrë punonjësit në terren. Ndërhyrjet e para po bëhen në shtratin e përroit të Çullos, i cili sipas zyrtarëve të bashkisë në situatë reshjesh është i vështirë për t’u menaxhuar.
Vërshimi i tij rrezikon plot 500 familje që kanë shtëpitë e tyre në këtë zonë. Në Shkurt të këtij viti, bashkia dha 1,7 milionë lekë për tre projekte të pastrimit të depozitave të digave të përrenjve, që përshkojnë qytetin e Gjirokastrës./abcnews.al