Wuhan është cilësuar si vendi i origjinës së shpërthimit të koronavirusit. Ditët e fundit raste të reja janë konfirmuar me Covid 19 duke rritur frikën për një valëtë dytë të shpërthimit të koronavirusit.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se tashmë nga frika për një valë të dytë Wuhan, qyteti qendror kinez në nivelin zero të pandemisë së koronavirusit, do të kryejë testim mbarëkombëtar për të gjithë qytetarët brenda 10 ditëve.
Kjo masë vjen si përgjigje ndaj gjashtë infeksioneve të reja që u shfaqën në Wuhan këtë javë të kaluar pasi mbi një muaj nuk kishte raste të reja.
Ndër të tjera në media bëhet me dije se një vendim i tillë është marrë për të forcuar parandalimin dhe kontrollin shoqëror, për të parandaluar rikthimin e epidemisë dhe forcimin e normalizimit të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë./abcnews.al