Frikë nga lufta, Unicef: Më shumë se gjysma e fëmijëve në Ukrainë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre

schedule15:50 - 24 Mars, 2022

schedule 15:50 - 24 Mars, 2022

Pas një muaji luftë Rusi-Ukrainë, më shumë se gjysma e fëmijëve të Ukrainës, rreth 4.3 milionë nga rreth 7.5 milionë në total janë zhvendosur, duke u larguar nga shtëpitë e tyre, raporton Unicef.

1.8 milionë të vegjël ukrainas janë larguar në vendet fqinje, ndërsa 2.5 milionë janë të zhvendosur brenda Ukrainës. “Ky është një moment historik i zymtë që mund të ketë pasoja afatgjata për brezat që do të vijnë,” tha drejtoresha ekzekutive e Unicef, Catherine Russell.

Lexo edhe: NATO premton mbështetje të mëtejshme ushtarake për Ukrainën

Përveç traumës së dëshmisë së luftës dhe të largimit nga shtëpitë e tyre, fëmijët e Ukrainës po vuajnë për shkak të sulmeve ndaj shërbimeve shëndetësore, arsimore dhe shërbimeve të tjera bazë, tha organizata.

Rreth 1.4 milionë ukrainas nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, 4.6 milionë kanë furnizime të kufizuara. Unicef raporton gjithashtu një rënie të vaksinimeve të rregullta të fëmijërisë kundër poliomielitit dhe fruthit në të gjithë vendin, për shkak të luftës./abcnews.al/