Frikë nga lufta, nëna me dy fëmijët strehohet në stacionin e metrosë: Do tregoj guxim për ata

schedule16:39 - 24 Shkurt, 2022

schedule 16:39 - 24 Shkurt, 2022

Korrespodenti i CNN ka intervistuar një nënë ukrainase me dy fëmijët e saj të vegjël, teksa gjendeshin të strehuar në një stacion metroje në Kharkiv, Ukrainë.

Ajo rrëfen momentin e tmerrit kur dëgjoi  shpërthimet nga sulmet ruse në orën 5 të mëngjesit sot (ora lokale).

Djali i saj 9-vjeçar tha se ai ishte “shumë, por shumë” i trembur  kur u pyet nëse ishte frikësuar nga situata e luftës.

Lexo edhe:7 të vdekur nga sulmi me raketa ruse pranë Kievit

Ndërsa gruaja i tha gazetarit se mendon ta kalojë natën në stacionin e metrosë për siguri. Ata kanë me vete vetëm drithëra (patatina)  dhe ujë, raporton CNN.

Teksa theksoi se nuk e kishte menduar kurrë se do të ishin në këtë situatë, gruaja tha se po përpiqet të tregohet e guximshme  për hir të fëmijëve.

“Ne përpiqemi të jemi të guximshëm, sepse kemi fëmijë dhe nuk duam t’u tregojmë se kemi frikë”, tha ajo.

Më herët në Kiev janë dëgjuar sërish sirenat e alarmit, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm ajror.

Qeveria e Kievit u ka kërkuar banorëve të gjejnë streha nëntokësore. Të enjten në mëngjes, sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, për herë të parë – që nga Lufta e Dytë Botërore.

i i CNN ka intervistuar një nënë ukrainase me dy fëmijët e saj të vegjël, teksa gjendeshin të strehuar në një stacion metroje në Kharkiv, Ukrainë.

Ajo rrëfen momentin e tmerrit kur dëgjoi  shpërthimet nga sulmet ruse në orën 5 të mëngjesit sot (ora lokale).

Lexo edhe: Helikopteri rus rrëzohet pranë Kievit

Djali i saj 9-vjeçar tha se ai ishte “shumë, por shumë” i trembur  kur u pyet nëse ishte frikësuar nga situata e luftës.

Ndërsa gruaja i tha gazetarit se mendon ta kalojë natën në stacionin e metrosë për siguri. Ata kanë me vete vetëm drithëra (patatina)  dhe ujë, raporton CNN.

Teksa theksoi se nuk e kishte menduar kurrë se do të ishin në këtë situatë, gruaja tha se po përpiqet të tregohet e guximshme  për hir të fëmijëve.

“Ne përpiqemi të jemi të guximshëm, sepse kemi fëmijë dhe nuk duam t’u tregojmë se kemi frikë”, tha ajo.

Më herët në Kiev janë dëgjuar sërish sirenat e alarmit, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm ajror.

Qeveria e Kievit u ka kërkuar banorëve të gjejnë streha nëntokësore. Të enjten në mëngjes, sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, për herë të parë – që nga Lufta e Dytë Botërore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!