Frikë nga koronavirusi, MSH cakton vendin e karantinës

schedule11:59 - 22 Shkurt, 2020

schedule 11:59 - 22 Shkurt, 2020

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali  ka mbledhur këtë të shtunë Task-Forcën për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit të ri.

Gazetarja Ajgena Korbi raporton për ABC News se në ketë mbledhje është diskutuar për rritjen e nivelit të vigjilencës për masa të shtuara në portin e Durrësit dhe në aeroportin e Rinasit.

Në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë është rritur niveli i kontrolleve në pikat kufitare dhe është janë të gjithë masat për shtimin e masave për personelin shëndetsor”, tha gazetarja e ABC News. Gjithashtu gazetarja Argena Korbi bën me dije se Ministria e Shëndetësisë ka caktuar edhe vendin e ngritjes së karantinës nëse është e nevojshme që mendohet se ka kusthtete e duhura.

Njoftimi i ministrisë:

Tiranë, 22 Shkurt- Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mblodhi sot Task-Forcën për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit të ri.

Pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve, u vendos përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19.

Task Forca vendosi:

Dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore.

Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar për cdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH.

Shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenje klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me koronavirus në këto vende.

Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike.

Task Forca vendosi që masa e paracaktuar për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit duhet të vijojë.

Gjithashtu sic është bërë me dije, tashmë është përcaktuar vendi i karantinës në rast se do të jetë e nevojshme, që është një strukturë SPITALORE, e vlerësuar edhe nga komiteti teknik, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri REKOMANDON të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së cdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!