Frikë nga Komisionet Hetimore? Çuçi: Aspak! Opozita shqetësohet vetëm për çështjen penale të Berishës

schedule21:00 - 12 Shkurt, 2024

schedule 21:00 - 12 Shkurt, 2024

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi deklaroi se opozita nuk është treguar seriozi për ngritjen e Komisioneve Hetimore,

Sipas tij shkaku i vërtetë për të cilën shqetësohet opozita është çështja penale ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke shtuar se në rast se do të ishin vërtet të interesuar atëherë do të shkonin në Gjykatë Kushtetuese dhe jo të shkaktoni kaos në Kuvend.

“S’kemi frikë fare. Komisioni Hetimor i inceneratorit ishte për një çështje konkrete specifike, siç e kërkon ligji dhe ndaj u krijua, pati konkluzionet e veta. Në lidhje me kërkesat që ka sjellë opozita që nga momenti që unë jam kryetar i grupit, qëndrimi është i qartë. Ne morëm iniciativën që të gjithë jurisprudencën e krijuar, ne ta konvertojmë si pjesë përbërëse të ligjit dhe bëmë ndryshimet përkatëse. Unë dyshoj që vërtet opozita ka dashur të bëjë Komisione Hetimore, mendoj që ata e kanë pasur si një sebep për të marrë veprime që ndërmorën. Po të ishin të interesuar ka hapësira të shumta. Ata s’kishin nevojë të ndiznin letra në parlament, të shkonin në Gjykatë Kushtetuese dhe shprehej gjykata menjëherë”, përfundoi Bledi Çuçi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!