Flitej prej disa ditësh, por tashmë është zyrtare: Ndeshja mes Interit dhe Ludogorets, do të luhet pa tifozë. Sfida e kthimit, e vlefshme për Europa League, do të luhet në San Siro dhe stadiumi italian, ka mbyllur dyert nga frika për coronavirusin.
Në Itali, ka një numër të madh të prekurish nga coronavirus dhe shumë ndeshje të Serie A, u shtynë gjatë fundjavës. Tashmë, edhe sfida e Europa League mes Interit dhe Ludogorets, do të luhet pa tifozë. Interi e ka fituar sfidën e parë në Bullgari me rezultatin 0-2, falë golave të Eriksen dhe Lukakut./abcnews.al
OFFICIAL: Inter ? Ludogorets will be played behind closed doors due to Coronavirus fears #UEL pic.twitter.com/uySe13rJv8
— Goal (@goal) February 24, 2020