Frikë në Islandë, rritet mundësia e shpërthimit vullkanik

schedule09:04 - 15 Nëntor, 2023

schedule 09:04 - 15 Nëntor, 2023

Islanda po përgatitet për një shpërthim të mundshëm vullkanik. Që nga fundi i tetorit, mijëra tërmete janë raportuar në Gadishullin Reykjanes, në pjesën jugperëndimore të vendit.

Vetëm në 24 orë janë raportuar 1400 goditje. Të martën, Zyra e Meteorologjisë Islandeze, shërbimi i motit në vend, paralajmëroi se gjasat e një shpërthimi vullkanik në ditët në vijim ishin të mëdha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The New York Times (@nytimes)

Rritja e aktivitetit sizmik ka bërë që autoritetet ditët e fundit të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme dhe të evakuojnë qytetin e vogël Grindavik, ku jetojnë më më shumë se 3 mijë banorë.

Shqetësimi për një shpërthim të mundshëm të vullkanit Fagradalsfjall u rrit në orët e para të së enjtes së kaluar kur një tërmet me magnitudë 4.8 ballë goditi zonën, duke detyruar resortin gjeotermik Blue Lagoon të mbyllet përkohësisht.

Aktiviteti sizmik filloi në një zonë në veri të Grindavik ku ka një rrjet krateresh 2000-vjeçare. Ndërkohë, është formuar një çarje rreth 15 km e gjatë dhe shpërthimi mund të ndodhë në çdo moment: edhe në det, duke qenë se një pjesë e çarjes është nën ujë.

Lëkundjet sizmike dhe lëkundjet e tokës kanë dëmtuar tashmë rrugët dhe ndërtesat brenda dhe përreth qytetit port.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!