Frikë e madhe nga koronavirusi në Angli, qeveria mendon opsionin e bujshëm

schedule19:40 - 28 Shkurt, 2020

schedule 19:40 - 28 Shkurt, 2020

Koronavirusi ka prekur edhe Anglinë dhe paniku në ishull është i madh. Kjo situatë e vështirë prek edhe sportin, veçanërisht futbollin. Telegraph raporton se qeveria po mendon të pezullojë kampionatin për dy muaj.

Për momentin nuk është e sigurt diçka e tillë, por shtimi i personave të infektuar ka ndikuar që autoritetet të mos e përjashtojnë këtë ide. Nëse nuk ndodh, ndeshjet e Premier League pritet të zhvillohen pa tifozë, njësoj si në Itali.

Shumë klube kanë marrë masa, Bayern Munchen kanë vendosur që lojtarët të mos japin autografe dhe të evitojnë fotot me fansat, ndërsa “Qymyrxhinjtë” e Newcastle i kanë kërkuar lojtarëve dhe stafit teknik të mos i japin duart njëri-tjetrit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!