Frika prej tërmeteve e largoi nga Kukësi, Kitanovski prezantohet te skuadra e re

schedule08:05 - 10 Shkurt, 2020

schedule 08:05 - 10 Shkurt, 2020

“Isha në Tiranë së bashku me familjen tim dhe ju e dini që tërmeti ndodhi në orën 03:50. Nuk e kam përjetuar kurrë një lëkundje të tillë. Të nesërmen u ktheva në Manastir me familjen.

Më parë bisedova me drejtorin sportiv të Kukësit (Nderim Nexhipi). Klubi i Kukësit është i shkëlqyeshëm, ndaj më vjen keq që nuk do të vazhdojmë së bashku në të ardhmen”, deklaronte Tome Kitanovski, i cili prej muajit nëntor u largua nga Kukësi.

Mbrojtësi i djathtë pati disa oferta në merkaton e janarit dhe një opsion për të ishte edhe transferimi në Kosovë, aty ku interesohej për të Drita e Gjilanit. Gjithsesi në fund ai ka zgjedhur ta vijojë karrierën në Maqedoninë e Veriut.

Kitanovski ka firmosur për skuadrën e Makedonija GP dhe do të japë kontributin e tij deri në fund të sezonit. Mbrojtësi në të shkuarën është aktivizuar edhe në Azerbajxhan dhe Kroaci, për t’u kthyer sërish në vendin e tij. / abcnews.al