Kukësi luan nesër kundër Egnatias dhe në prag të këtij dueli të gjithë lojtarët dhe stafi kanë bërë tamponët për të parë nëse ka ndonjë të infektuar me COVID-19.
Klubi verilindor ka treguar edhe pse e kanë ndërmarrë këtë masë: “Futbollistët dhe stafi i klubit të Kukësit, i janë nënshtruar sot një tamponi PCR për Covid, teksa fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ.
Grumbullimi i disa futbollistëve me ekipet kombëtare dhe ndeshjet e shumta gjatë këtyre ditëve, kanë bërë që klubi të organizojë një kontroll për stafin dhe lojtarët në mënyrë që të jemi të sigurtë për shëndetin e të gjithëve dhe atyre që na rrethojnë.
Skuadra zhvillon sot stërvitjen e fundit në Durrës para ndeshjes ndaj Egnatias dhe më pas do të grumbullohet për ndeshjen e nesërme. Takimi ndaj Egnatias, do të jetë i pari i fazës së dytë teksa në ndeshjen e parë kemi fituar me rezultatin 1-3”. / abcnews.al