Frika nga virusi shtyn meksikanët të bllokojnë rrugën drejt kufirit amerikan

schedule11:34 - 6 Korrik, 2020

schedule 11:34 - 6 Korrik, 2020

Banorët e qytetit meksikan Sonoita, që gjendet përgjatë vijës kufitare me SHBA-të në afërsi të Lukeville të Arizonës, kanë bllokuar gjatë fundjavës rrugën kryesore që çon në jug të kufirit amerikan për shkak të frikës së shpërthimit të koronavirusit.

Kryetari i Sonoita, Jose Ramos Arzate, në një konferencë për media u ka bërë thirrje “turistëve amerikanë të mos e vizitojnë këto ditë Meksikën”. Banorët lokalë kanë bllokuar rrugët me makinat e tyre.  Ndërkohë disa pasagjerë janë ankuar se kanë të drejtë të kalojnë në anën tjetër pasi  janë shtetas meksikan./abcnews.al