Frika nga mpiksja e gjakut, EMA: Benefitet nga vaksina e AstraZeneca i tejkalojnë rreziqet

schedule19:15 - 15 Mars, 2021

schedule 19:15 - 15 Mars, 2021

Përfitimet që vijnë nga vaksina e AstraZeneca për Covid-19 janë më të mëdha sesa rreziqet dhe numri i njerëzve që zhvillojnë mpiksjen e gjakut pas vaksinimit nuk duket të jetë më i lartë se në popullatën e përgjithshme, tha të hënën Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Lexo edhe: Nga Gjermania tek Franca, vendet evropiane që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Deklarata vjen pasi Gjermania, Franca dhe Italia njoftuan pezullime të përkohshme të përdorimit të vaksinës Agjencia njoftoi po ashtu se do të zhvillojë një takim urgjent të enjten për të këshilluar “çdo veprim i mëtejshëm që mund të duhet të ndërmerret”.

EMA tha të njëjtën gjë edhe javën e kaluar pasi Danimarka pezulloi përdorimin e vaksinës për shkak të vdekjes së një personi me një mpiksje gjaku, se përfitimet që vijnë nga vaksina i tejkalojnë rreziqet. sb/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!