Më shumë se 50,000 rusë kanë kaluar në Finlandë përmes kufirit tokësor brenda një jave, sipas rojes kufitare të vendit, pas njoftimit të presidentit Vladimir Putin për mobilizimin e pjesshëm ushtarak, shkruan CNN.
Sipas informacioneve, 50,659 rusë hynë në vend gjatë javës së kaluar, me vetëm 7,052 rusë që hynë në vend vetëm të martën. Kremlini ka njoftuar se do të thërrasë 300,000 rezervistë për të luftuar në Ukrainë.
Që nga ajo kohë, mijëra janë larguar për në vendet fqinje në një përpjekje të dëshpëruar për të shmangur rekrutimin ushtarak. Fundjavën e kaluar është shënuar një numër rekord i rusëve që kanë kaluar kufirin që nga njoftimi i Kremlinit, me 16,886 rusë që mbërritën gjithsej gjatë së shtunës dhe të dielës.
Finlanda dhe Rusia ndajnë një kufi tokësor prej 1,340 km, me disa kalime kufitare.
/abcnews.al