Frika nga koronavirusi, Sam Smith shtyn planet për t’u kthyer në Britani

schedule15:05 - 29 Shkurt, 2020

schedule 15:05 - 29 Shkurt, 2020

Këngëtari Sam Smith ka folur për frikën e tij se mund të infektohet me koronavirus.

27-vjeçari është duke qëndruar në Australi si pjesë e turneut muzikor dhe heziton të udhëtojë drejt Mbretërisë së Bashkuar

Smith ka udhëtuar drejt Sydneyt ditën e hënë, ndërsa pas lajmit se virusi është përhapur në shumë vende evropiane, ai ka frikë të kthehet.

“I shkrova nënës time dhe i thashë: ‘Kam shumë frikë nga coronavirusi. Jam i frikësuar”, ka thënë këngëtari, sipas Berminghan mail.

Ai ka shtuar se po mendon të tërhiqet nga planet për mbajtjen e koncerteve nëpër Europë, duke qenë se shumë njerëz janë diagnostikuar me infeksionin që ka rezultuar vdekjeprurës në mijëra raste.

“Më duhet të kthehem në Evropë dhe po dëgjoj se gjërat janë përkeqësuar. Nuk më pëlqen aspak”, ka thënë më tej Smith./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!