Kukësi anulon miqësoren me Kastriotin dhe del me një njoftim për këtë. Klubi verilindor bën me dije se e bën diçka të tillë për të mos rrezikuar infektimin e ndonjë lojtari apo pjesëtari të stafit teknik me COVID-19. Kjo mund t’i rrezikojë ndeshjen me Slavia Sofia dhe te Kukësi kanë vendosur të grumbullohen dhe të mos zhvillojnë miqësore.
“Futboll Klub Kukësi njofton se ndeshja miqësore ndaj Kastriotit, e planifikuar të luhet ditën e sotme në Fushë Krujë, është anuluar. Shkak për këtë vendim janë bërë masat që po merr klubi ynë para ndeshjes së Europa League, duke shmangur çdo lloj risku për Covid 19!
Ekipi do të rikthehet sot nga Tropoja dhe do të grumbullohet në Elbasan, nën masa të rrepta higjeno-sanitare. Klubi është siguruar që hoteli ku do të qëndrojmë është dezinfektuar, duke respektuar çdo protokoll të ardhur nga UEFA”, shkruhet në njoftimin e klubit. /abcnews.al